Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE duhet të ndahet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

22 janar 2024 | 13:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga samiti i BE-së në Shkup, ka thënë se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë’, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për masat ndaj Serbisë, duke thënë se ato nuk janë tregtare por janë masa të sigurisë.

“Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi masa të sigurisë. Në vitin 2023 tri herë kemi pasur sekuestrime në veri të Kosovës”, ka deklaruar Kurti për media pas konferencës së samitit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç e paralajmëroi ditën e premte në konferencën për…