Rruga drejt zgjedhjeve: Vokrri paralajmëron sfidat për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës

22 janar 2024 | 20:58

Nënshkrimi i peticioneve, i cili do të hapte rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, tashmë ka përfunduar.

Zëvendësministri i Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka folur për këtë çështje, duke thënë se ka mbetur që Komisioni Qendror Zgjedhor të vendos se a do të shkohet në zgjedhje në katër komunat në veri të vendit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se vetëm në Zveçan akoma nënshkrimet nuk janë dërguar tek kryetari i Kuvendit Komunal.

“Për numrin e saktë të nënshkrimeve nuk mund të flasë, por duket se e kanë kaluar 20 përqindshin në bazë të asaj çfarë është prezentuar, dhe nëse këto nënshkrime janë në rregull, pra nuk ka ndonjë falsifikim atëherë do të jetë një periudhë kur ta konstatojë KQZ-ja se gjithçka është në rregull e mandej mund të shkohet në zgjedhje”

“Në disa komuna kjo pjesë tashmë është përfunduar ka mbetur edhe Komuna e Zveçanit që t’i nënshtrohen kryetarit të Kuvendit Komunal dhe ato mandej të protokolohen e të shkruhet një proces verbal edhe ato më tej të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë Vokrri.

Vokrri ka deklaruar se në tri prej katër komunave mund të mos arrihet numri i duhur për shkarkimin e kryetarëve.

“Duket pra që janë duke shkuar drejt zgjedhjeve, natyrisht pritet një konstatim përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Unë kam bindjen të bazuar në gjysmëpërvoje që kam arritur të kem fokusin në katër komuna, së paku në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, nuk do të arrihet ai numri ai kërkuar për shkarkim të kryetarit, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në Mitrovicën e Veriut”, ka pohuar Vokrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për udhëheqjen…