Xhaxhai i Lulzimit thotë se familjarët e sulmuesve i shkuan në shtëpi, tregon se çka i kërkuan

22 janar 2024 | 23:06

Të shtunën, më 20 janar, Kosova është tronditur nga vdekja e të riut 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, i cili humbi jetën pas një sulmi brutal nga dy të mitur me 14 janar. Ngjarja shkaktoi një valë të madhe reagimesh dhe shqetësim të madh në opinionin publik. Pas sulmit, Lulzimi po trajtohej në njësinë e mjekimit intensiv në QKUK. Lulzimi humbi jetën rreth disa ditë më vonë për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga goditjet e forta në kokë.

Rrahim Fejzullahu, axha i viktimës nga Podujeva, tregoi në “Debat Plus” se familjari i njërit prej sulmuesve e kontakoi atë.

“Më ka ardhur në shtëpi pas dy dite. Më ka thënë: a më pranon në shtëpi. I kam thënë: shqiptarë jemi, urdhëro. Më ka thënë: të rinjtë nuk po dinë. Më ka thënë: edhe i joni është i therur, dorën e ka me fasha. Ai u bind vetëm pasi i ka parë kamerat”, rrëfeu Fejzullahu.

Më tej, Fejzullah bëri të ditur se babai i njërit prej sulmuesve kishte dërguar një person për ta pyetur nëse kishte nevojë që ta dërgonte Lulzimin për mjekim jashtë vendit, por ai kishte refuzuar.

“Baba i sulmuesit ma ka dërguar një person. “Nëse ka nevojë për dërgim për shërim jashtë shtetit, mund ta dërgojë me shpenzimet e mia”. Ju faleminderit. Nuk ka nevojë, u kam thënë. Iu kisha lut tash le të më lejë rehat në derte të mia”. – tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me zbulimet shkencore të tilla si qëndrueshmëria e shpejtësisë së…