Lirika Deva e 31-ta në sllallom të madh në ‘Gangwon 2024’

23 janar 2024 | 11:15

Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj “Gangwon 2024”.

Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.

Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.

Nesër në sllallom të madh paraqitet Klos Vokshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzon Gjuka është shpallur për herë të tretë rresht hendbollisti…