Latifi viziton QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti”, premton fuqizimin e Repartit të Maternitetit

23 janar 2024 | 12:50

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar personelin shëndetësor në Repartin e Maternitetit të QKMF0së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Kryetari Latifi ka falënderuar dy specialistët e gjinekologjisë, dr. Ilir Kadirin dhe dr. Feirzi Kryeziun si dhe infermieret (motrat), për angazhimin në punë dhe për kryerjen me sukses të lindjeve në këtë repart.

Po ashtu nga personeli kërkoi përkushtim edhe më të madh, me qëllim të ofrimit të shërbimeve në kohë dhe me efikasitet të lartë për qytetarët tanë.

“Vazhdon përkushtimi i institucionit të komunës për fuqizimin e këtij reparti dhe në përgjithësi të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Dr. Fahredin Hoti’”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë gjithçka është zyrtare, kampionati automobilistik, Formula 1 do të…