Totaj dhe zyrtarët e ambasadës së ShBA-së në Prishtinë diskutojnë për komunitetet pakicë në Prizren

23 janar 2024 | 13:01

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim njoftues zyrtarin politik të ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre, me ç’rast diskutuan për çështje të aktualitetit politik në përgjithësi, me theks të veçantë për avancimin e trajtimit të temave që ndërlidhen me komunitetet pakicë në Komunën e Prizrenit.

Totaj me McIntyren biseduan edhe për vlerat e komunës së Prizrenit, trashëgiminë kulturore e historike, bashkëjetesën e qytetarëve tanë në harmoni të plotë dhe marrëdhëniet e mira me prijësit e të gjitha religjioneve që praktikohen në këtë komunë, e që sipas Totajt, e bëjnë Prizrenin një qytet tërheqës dhe interesant për të gjithë vizitorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), dje në orët…