Ademi, gjyqtarëve: Ruajeni integritetin dhe drejtësinë në futboll

23 janar 2024 | 13:32

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në Durrës ka vizituar gjyqtarët e futbollit kosovar të cilët po e mbajnë seminarin e radhës në prag të stinorit pranveror, raporton “Epoka e re”.

Në fjalimin e tij, presidenti Ademi shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjyqtarëve në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në Kosovë. I pari i FFK-së vuri në pah rëndësinë e përgatitjes së mirë të gjyqtarëve, duke nënvizuar përgjegjësinë dhe rolin e tyre në promovimin e vlerave të futbollit.

Ai inkurajoi gjyqtarët të ruajnë integritetin dhe drejtësinë në lojën e futbollit, duke theksuar se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejme të cilësisë së garës. “Presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët të jenë sa më vigjilentë gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror dhe të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm. Ai përmendi rëndësinë e sistemit VAR, duke theksuar se kjo teknologji ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe shtoi se do të ketë zero tolerancë për çdo lëshim të gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Container Construction” L.L.C. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së, me…