Deco shuan shpresat e Unitedit dhe Bayernit: Araujo nuk është në shitje

23 janar 2024 | 15:30

Pavarësisht “sirenave” nga Anglia, me Manchester United dhe Gjermania, me Bayern Munchen, Barcelona nuk ka ndërmend të privojë veten nga mbrojtësi Ronald Araujo as në këtë merkato dhe as në verë.

Për ta bërë të qartë këtë fakt, drejtori sportiv i katalanasve, Deco tha për mediet spanjolle pas fitores 4-2 ndaj Betis se Araujo nuk është në merkato.

“Nuk mendojmë se do e shesim, përkundrazi nuk është në shitje. Ai është një nga lojtarët themelorë për të ardhmen. Ne duam që ai të jetë i lumtur këtu dhe punojmë ditë pas dite për këtë. Nuk ka asgjë për të folur”, ka deklaruar Deco.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…