Petkoviqi, ambasadorit britanik: Vendimi për dinarin rrezikon Asociacionin

23 janar 2024 | 15:22

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të martën në një takim i është ankuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, për vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka vendosur se pagesat në Kosovë mund të bëhen vetëm me valutën euro.

Petkoviqi, siç e kanë cituar mediet serbe, i ka thënë diplomatit britanik se një vendim i tillë nuk asgjë tjetër përveç “një lloj i veçanti i presionit që sigurisht do të çonte në emigrimin e popullatës serbe nga Kosova”.

“Ky vendim na dërgon edhe në anulimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë marrëveshjen për formimin e Asociacionit, i cili në strukturën e tij bazohet në institucionet që funksionojnë nga sistemi i pagesës me valutën e dinarit”, ka thënë ai.

Mediet serbe kanë theksuar se Petkoviqi dhe Fergusoni kanë diskutuar për përfundimin e procesit të mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore të Kosovë, ku zyrtari i Serbisë ka theksuar nevojën që ky proces “të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka…