Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Si nuk e kuptuan gropën ku kanë rënë me marrëveshjen e Ohrit?

23 janar 2024 | 15:48

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj Bashkimit Evropian (BE) për ta shkëputur procesin e dialogut me Serbinë nga procesi i integrimit të Kosovës për në BE.

Hoti ka thënë se është shprehur i habitur se si delegacioni i Kosovës nuk e ka kuptuar gropën ku ka rënë me marrëveshjen e Ohrit.

“Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë, e me presidenten juristen, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është rikthyer në fushë për të luajtur pas…