Adeyemi, tifozëve: Loredana nuk ka të bëjë me performancën time

23 janar 2024 | 16:23

Dy gola dhe dy asistime në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Karim Adeyemi sigurisht që nuk është duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe aktualisht ndodhet jashtë fushës së blertë prej një dëmtimi të pësuar në fillim të dhjetorit.

Performanca e sulmuesit të Borussia Dortmund është diskutuar shumë javët e fundit dhe në Gjermani besojnë se pas paraqitjeve të këqija të tij qëndron lidhja me reperen e njohur me origjinë kosovare, Loredana.

Çifti është sulmuar në rrjetet sociale dhe kjo gjë e ka mërzitur shumë lojtarit e Dortmund, i cili në një intervistë të publikuar nga klubi “verdhezi” theksoi se nuk duhet të fajësojnë Loredanën, por shtoi gjithashtu se vetëm ai ka përgjegjësi për performancën në fushën e lojës.

“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurd”, deklaroi sulmuesi i Dortmundit.

Rapperin Loredana und BVB-Star Karim Adeyemi sind ein Paar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A mund të anulohet një ndeshje miqësore për shkak të…