Ragip Xhaka: Taulanti ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë

09 shtator 2018 | 13:55

Babai i Taulant Xhakës, Ragipi, ka thënë se djali i tij, me golin e shënuar ndaj Izraelit, ia ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.

Ai më këtë rast ka treguar se do të përcjell Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e radhës e më pas do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Skocisë.

“Ndeshja ishte super. Kam kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe suksesi nuk mungoi. Nuk e përshkruaj dot gëzimin kur Taulanti shënoi. Ai u rikthye pas 12 javësh. Ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë. Do të shoh Kosovën e më pas do të shkoj në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi e kam pasur zemrën këtu”, ka thënë Ragip Xhaka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, Ron Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve të…