Aksidentohet në Kroaci një autobus nga Kosova

24 janar 2024 | 20:35

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe po vazhdojnë me një autobus tjetër.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Sinjalin.

Akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…