Kompania e autobusit që u aksidentua sot në Kroaci, e njëjta që u aksidentua në vitin 2021 ku la të vdekur 10 persona

24 janar 2024 | 21:09

Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci, përkatësisht afër Splitit.

Si pasojë e këtij aksidenti, sic raporton IndeksOnline, ka ndërruar jetë drejtuesi i furgonit që ka goditur autobusin.

Kompania e cila po barte pasagjerët nga Kosova në Gjermani është, “Deva Tours”.

Kujtojmë se kjo është kompania e njëjtë e autobusit kosovar që u aksidentua në vitin 2021 në Slavonski Brod, në Kroaci, ku si pasojë mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë.

Për aksidentin e sontëm, në një prononcim të shkurtë për Sinjalin, nga kompania kanë thënë se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë lëndime trupore.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit”.

Sipas informacioneve të para, dëmet që janë shkaktuar janë të mëdha, teksa akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit. /Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Jusuf Thaçi ka njoftuar për largimin e tij nga…