Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit ushtarak ku vdiqën 74 persona

24 janar 2024 | 23:22

Rusia akuzoi Ukrainën për rrëzimin e një avioni ushtarak rus pranë kufirit ukrainas të mërkurën, duke thënë se të gjithë 74 personat në bord u vranë duke përfshirë dhjetëra ushtarakë ukrainas që po transportoheshin për një shkëmbim të të burgosurve.

Aeroplani i mallrave Ilyushin-76 u rrëzua brenda hapësirës ajrore ruse, 5 deri në 6 kilometra  nga fshati Yablonovo në rajonin e Belgorodit, shkruan CNN.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e quajtën atë një akt terrorizmi.

“Aeroplani u shkatërrua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës nga zona e Liptsy, rajoni Kharkiv, duke përdorur një sistem raketash anti-ajrore”, tha ministria në një deklaratë.

“Pajisjet e radarit të Forcave Ajrore Ruse vëzhguan lëshimin e dy raketave ukrainase”.

Sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin e Belgorodit ishin aktive pak para rrëzimit, sipas guvernatorit të rajonit Vyacheslav Gladkov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në…