Kaçanikasi e rrah me ‘stupc’ babanë, intervenon policia
25 janar 2024
| 08:48
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Vatë të Kaçanikut. Babë e bir janë përfshirë në një konflikt fizik.
53-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë përleshjes, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Kosovës.
Bazuar në dëshminë e tij, i biri e ka sulmuar fizikisht me një shkop druri, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor 18-vjeçarin, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.