Tifozët shqiptarë ‘pushtojnë’ faqen e UEFA-s, paralajmërojnë spektakël në Gjermani

25 janar 2024 | 12:12

Faqja zyrtare e UEFA Euro 2024 në rrjetet sociale të mërkurën  ka bërë një postim me fotot e disa tifozëve.

Në këto foto qëndron edhe Besmir Limani, djaloshi me origjinë nga fshati i Tatesh i Strugës, i cili jeton në Zvicër. Duke e parë që në këtë postim shfaqet flamuri “kuqezi”, shumë njerëz kanë komentuar dhe kanë bërë pëlqime në këtë postim, duke treguar përkrahje të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që Shqipëria u kualifikua në “Euro 2024” pas një super aventure në ndeshjet para-kualifikuese. Ekipi i Sylvinhos në Gjermani do të luaj kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin…