Vendimi për shkëmbimin e tokave, IKD-ja padit Kuvendin Komunal të Prishtinës

25 janar 2024 | 15:03

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se ka paditur Kuvendin Komunal të Prishtinës duke kërkuar që të anulohet vendimi për këmbimin e të paktën 10 hektarëve tokë në Badoc, në pjesën ku nuk lejohen ndërtimet, me 7 hektarë në Prishtinën e Re, zonën me më së shumti potencial financiar në kryeqytet e ku lejohen ndërtimet.

Ky këmbim është bërë me propozimin e ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 2021 e me validimin e kryetarit aktual, Përparim Rama më 2022.

IKD-ja ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Në padinë e IKD-së është thënë se në vendimin që e ka marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk janë aplikuar fare dispozitat ligjore, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike apo nëse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë konkluzioni jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike.

“Me aktin përfundimtar administrativ, i nxjerrë sipas vlerësimit të lirë, organi i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit ligjor ose akti i tillë nuk është nxjerrë në pajtim me qëllimin e këtij ligji”, është thënë në padinë e IKD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…