Abbott i del krah Kosovës për dinarin, por kërkon që të zbatohet vendimi për manastirin e Deçanit

25 janar 2024 | 15:42

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është i lumtur kur sheh thirrje për zbatimin e Kushtetutës, qoftë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë për nenin 11 të saj që lejon vetëm një valutë në vend, duke kërkuar që të ketë komunikim me komunitetet e prekura.

“Jam shumë i lumtur kur shoh thirrje që të zbatohet kushtetuta e Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë neni 11. Ajo që nevojitet është komunikimi më i mirë për komunitetet e prekura dhe zbatimi i inskenuar i masave për të lejuar njerëzit të rregullohen”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

Reagimi i Abbott vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë dje se Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që nga shkurti të mos ketë transaksione me dinarët serbë në vend.

Ndërsa një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë dje se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga ky vendim, duke shprehur shqetësimin se “rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nacionalisti rus, Igor Girkin, i cili ka akuzuar presidentin Vladimir…