Hasleri përgjigjet në pyetjen e deputetes së PDK-së, zotohet se do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE

25 janar 2024 | 16:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur presidente e Komitetit të Ministrave në Këshill të Evropës (KE), Dominique Hasler, rreth anëtarësimi të Kosovës në këtë organizatë.

Pyetjen e saj, Mushliu-Shoshi, ka publikuar në “Facebook”.

Në seancën që është mbajtur të enjten ku janë duke marrë pjesë disa deputetë nga Kosova, Hasleri ka thënë se do ta mbështes Kosovën për anëtarësim në KE.

“Procedura tani është në fazën parlamentare, siç e dini mirë. Pasi komuniteti të ketë marrë mendimin tuaj për asamblenë tuaj, ai do të vendosë në përputhje me Këshillin e Evropës dhe rregullat përkatëse nëse do të përshtatet rezoluta që fton Kosovën të bëhet anëtare. Ne e dimë mirë natyrën e ndjeshme të çështjes dhe do të bëj në rolin tim, si kryetar i Komitetit, të punoj me të gjitha shtetet anëtare së bashku për të siguruar një proces të shëndoshë dhe të drejtë në përputhje me rregullat tona”, ka thënë Dominique Hasleri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc dhe Ferrari do të vijojë përtej vitit 2024,…