Sveçla jep detaje nga marrëveshja me universitetin e Prishtinës , 600 studentë përfitojnë praktik në Ministri

25 janar 2024 | 19:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi sot nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Sveçlës në “Facebook”:

Sot kisha kënaqësinë që të takoj Rektorin e Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe ofrimin e përvojave më të mira institucionale për studentët tanë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, 600 studentë të Universitetit të Prishtinës do të kenë mundësinë të angazhohen me punë praktike për 3 muaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në agjencitë e saj. Po ashtu, Universiteti i Prishtinës përmes stafit akademik do të ofrojë ekspertizë profesionale për hartimin e fondit të pyetjeve që do të shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët do i’u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Vazhdojmë me përkushtim në zbatimin e prioriteteve tona për administratë efikase në shërbim të qytetarëve tanë dhe vendit tonë. Me studentët që presim të na bashkohen në praktikë, do të ndajmë dijen, përvojën dhe shembujt më të mirë të angazhimit për ngritjen dhe forcimin e Republikës sonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit, janë…