Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk do të duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit integrues për Kosovën

26 janar 2024 | 12:26

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në Bashkim Evropian (BE).

Sipas tij procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova.

“Unë e ritheksoj se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën”.

“Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar të lavdërohet me…