Abbott: Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për ta hetuar sulmin në Banjskë

26 janar 2024 | 14:33

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është takuar të premten me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla.

Abbott ka njoftuar se me Sveçlën kanë biseduar për një sërë çështjesh të sigurisë si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Abbott në rrjetet sociale.

Në lidhje me agresionin në Banjskë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova i ka dërguar raport prej 48-faqesh Bashkimit Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalvin Phillips është lojtar i ri i West Ham United.…