Shala: I përjetshëm kujtimi për Milaim Krasniqin, i lehtë i qoftë dheu i tokës nënë!

26 janar 2024 | 15:21

Të premten i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Milaim Krasniqi.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka thënë se Krasniqi ka luftuar në betejat me të lavdishme të UÇK-së.

“Lamtumirë Pëllumb lirie, Milaim Krasniqi. Sot po e përcjellim në amshim, shokun dhe bashkëluftëtarin tonë, Milaim Krasniqi. Ky burrë e luftëtarë lirie na la vetëm fizikisht, sepse Milaimi dhe vepra e tij do të jetojnë përjetësisht. Milaimi tërë jetën e tij ishte në shërbim të familjes dhe në shërbim të Atdheut, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë. Ai në mënyrën më atdhetare e heroike, luftoj në betejat më të lavdishme në Llapushnik, Negrovc, Gjergjaj, etj. Ai ishte i afërt, i sinqertë e mik i mirë. Ai ishte dhe mbetet Pëllumb Lirie! I përjetshëm kujtimi për Milaimin, i lehtë i qoftë dheu i tokës nënë! Faleminderit familjes që na e dha këtë burrë e luftëtarë lirie”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një interviste të dhënë për mediet holandeze, piloti britanik…