Kastrati i PDK-së: Synojmë të dalim partia e parë

29 janar 2024 | 10:32

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka deklaruar se në vazhdimësi kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Ai ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje, teksa ka theksuar se Kosova është duke u katandisur.

“Zgjedhje të parakohshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keqqeverisjen e saj, me paaftësinë e saj për të menaxhuar dhe projektet më të vogla po e katandis Kosovën në një mjerim total. Kështu që në zgjedhje duhet të shkohet sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pajetesë”, ka thënë ai për “Blic”-in.

Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Kastrati ka thënë se PDK-ja si çdo parti tjetër synon të dalë e para, teksa nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të përbashkët.

“Natyrisht që PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para dhe me formuar koalicionin me ndonjë parti tjetër për qeverisje të ardhshme”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kafiteria “Dani” më seli në Fushë Kosovë, shpall të pavlefshme…