SDA dënoi përdorimin e ushtrisë serbe në Sanxhak

09 shtator 2018 | 21:44

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA), dënoi ashpër demonstrimin e forcës nga ushtria serbe me fluturimin e sotshëm të aeroplanëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar.

Sipas kësaj partie, ky është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Sanxhakut. “Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe këto krime as që janë ndriçuar. Për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë, e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën”, thuhet në reagim.

Partia e Aksionit Demokratik (SDA),  kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut. SDA u bën thirrje po ashtu përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin  e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares A, Bernard Challandes dhe kapiteni Samir Ujkani…