De Gea, afër transferimit te Al Shabab

29 janar 2024 | 12:21

Ish-portieri i Manchester United, David De Gea është afër transferimit në ligën e Arabisë Saudite.

Bisedimet mund të mbyllen gjatë kësaj jave dhe 33-vjeçari mund të bëhet lojtar i Al Shababit.

De Gea mbylli kontratën me “djajtë e kuq” më 30 qershor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë është pa ekip. Duke mos luajtur asnjë ndeshje. Është përfolur disa herë se ai mund të luajë në Arabi, apo në Amerikë dhe Premier Ligë, por ende nuk ka pasur asgjë konkrete.

Skuadra e Al Shabab ditë më parë mbylli transferimin me kosto zero nga Sevilla të kroatit Ivan Rakitiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është  duke i mbledhur…