Sadiku përgatitet në Sofje për Olimpiadën e Parisit

29 janar 2024 | 14:52

Bokserja Donjeta Sadiku është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, para turneut ndërkombëtar “Stradnja”, që mbahet prej 4 – 12 shkurt në kryeqytetin bullgar.

Shpenzimet e Sadikut po i mbulon Komuniteti Olimpik i Kosovës. Përgatitjet dhe pjesëmarrja në turne i duhen para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Paris 2024” që mbahen prej 4 – 11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për nënshkrim të…