Shqiptari trondit Floridan, vret ish-partneren dhe rrëmben vajzën e mitur

30 janar 2024 | 09:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Clearwater të Floridës, SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Renato Muhaj, ka vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre 8-vjeçare.

Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët, në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn.

Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka komentuar gjatë takimin…