Latifi: Momenti kur nuk kuptohet “ironia” e momentit nga kundërshtarët e vegjël politikë (video)

31 janar 2024 | 11:20

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar në “Facebook” në lidhje me lajmin që doli në medie se kinse çdo çifti të ri në Rahovec do t’i dhurohet nga një banesë e re.

Ai ka sqaruar se ky lajm nuk është i vërtet, sepse ai gjatë diskutimit në seancën e djeshme me kuvendarët ka shprehur një ironi të kryeministrit aktual Albin Kurti, i cili kishte thënë se ‘çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re’, e duke kthyer në humor për ta relaksuar debatin se këtë premtim do ta realizojë vet ai.

“E thash me vete që ‘nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori’”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Reagimi i plotë i tij:

Momenti kur nuk kuptohet “ironia” e momentit nga kundërshtarët e vegjël politikë.
Dje, në seancën e kuvendit, gjatë pikës së dytë të rendit të ditës, diskutova dhe iu përgjigja kuvendarëve konkretisht, si në çdo seancë në pyetjet e tyre.
Fola rreth mbështetjes me 500€ për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec.
Ky ishte një premtim i imi elektoral, që tashmë u realizua me sukses dhe natyrisht që është superlajm, siç shkruajnë e flasin mediet.
Por, ky “superlajm” që po e lexoni sot, është vetëm për klikime dhe nuk është i vërtetë.
Meqë dje e votuam Planin Zhvillimor Komunal, dokumentin strategjik, i cili do të pasohet me ndërtime e banesa të larta, gjatë diskutimit, për një moment m’u kujtua Albin Kurti dhe premtimi i tij rreth asaj që kinse ”çdo çifti të ri do t’i dhurohet nga një banesë e re”.
E thashë me vete që “nëse kryeministri nuk e realizon, do ta realizoj unë në Rahovec, duke u munduar që seancës dinamike t’ia jap një dozë humori”.
Kujtojmë se premtimi elektoral i kryeministrit Albin Kurti, në vitin 2021 ka qenë: “Do t’i ndërtojmë katër mijë banesa për çiftet e reja, do të jetë një projekt i madh”, i cili tani është në përfundim të mandatit të tij dhe nuk ia ka filluar as procedurave të dokumentacionit rreth këtij premtimi, e për fillimin e punimeve nuk po flas.
Përshëndetje të përzemërta!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit pa ish-ushtarin e UÇK-së, Fadil (Beqir) Hoxhaj -…