Në Suedi mbahet “Flaka e Janarit”, prezantohet libri i poetes Ilirjana Baraliu Lladrovci

30 janar 2024 | 21:42

Lidhja e Shoqatave Shqiptar (LShSh) “Iliria” në Malmö me shoqatat anëtare, zhvilloi aktivitet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”.

Në fillim të tubimit u intonua himni kombëtar dhe shtetëror,në mesin e të panishmëve ishni Znj. Myzaqete Haradinaj, bashkëshortja e patriotit shqiptar Smail Haradinaj, dhe nëna e tre ushtarëve të UÇK-së, së bashku me vajzën Shqipën, Prof. Dr. Aziz Pollozhain dhe veprimtaret e devotshëm në Suedi e Danimarkë.

Moderatori i tubimit ishte z.Xhevat Isufi, ish Drejtor në Qendrën Kulturore Shqiptare në Suedi,I cili me eleganc profesionale e drejtojë gjithë aktivitetin,duke shtuar se ky manifestim është përkujtim për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët kontribuues të cilët dhanë jetën në altarin e lirisë gjatë janarit, ndër shekuj, nga përkujtimi i 17 janarit 1468 i kalimit në amshim të Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në emër të Lidhja e Shoqatave Shqiptare, “Iliria” në Malmö, z.Murat Koci, Kryetar, përshëndeti të pranishmit duke falënderuar pjesëmarrësit, veçanërisht familjet e dëshmorëve, Prof.Dr. Aziz Pollozhani, Prof.Dr. Muhamet Shatri, autoren e librit dhe të gjithë veprimtarët e pranishëm.

Z.Koci vlerësoi mbajtjen e tubimit, kushtuar Flakës së Janarit dhe foli në mënyrë kronologjike për rëndësinë e tyre historike duke potencuar se LShSh “Iliria” e ka në traditë që momentet e tilla t’i realizojë me aktivitete kulturore dhe përkujtimore.

Prof.Dr. Muhamet Shatri mbajti një fjalim të dedikuar veprës dhe jetës së heroit Jusuf Gervalla, që u mirëprit nga të pranishmit. Eventin e përshëndeti edhe z.Imer Lladrovci, ish Konsull dhe shef i Konsullatës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë dhe Vjenë të Austrisë.”

Prof. Dr. Aziz Pollozhani, një personalitet i njohur në Shqiptari dhe ndërkombëtarisht, mbajti një ligjëratë ku elaburojë rolin dhe rëndësinë e arsimit shqip, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në trojet shqiptare në përgjithësi, dhe rrugëtimin e shqiptarëve drejt vlerave evropiane. Ky elaburim prëmbajtësor, i cili u ndoq me shumë interes, solli debate pozitive në audienca, duke u vlerësuar si një prezantim me nivele të larta evropiane.

Për librin me poezi “Këngët e Shekullit Kallkan” të autorës Iliriane Baraliu Lladrovci, morën fjalën z.Medi Behrami dhe znj.Xhevrije Kurteshi Nimani. Të cilet theksuan se libri përmban sakrificën, vuajtjet dhe heroizmin e nënave shqiptare gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, të cilat nuk u nënshtruan asnjëher nga pushtuesit. Shaip Morina dhe Xhevrije Kurteshi Nimani lexuan poezi nga libri, ku dhanë emocione për të pranishmit në sall.

Autorja e librit, Iliriane Baraliu Lladrovci, pasi përshëndeti të pranishmit, në veçanti falënderoi Lidhjen e Shoqatave Shqiptare “ILIRIA” në Malmö, kryetarin z. Murat Koci dhe të gjithë ata që kishin bërë të mundur organizimin e shënimit të Flakës së Janarit dhe përurimin e librit “Këngët e Shekullit Kallkan”.

Autorja shtoi se libri i kushtohet grave të shtëpisë, të cilat mbetën vetëm sepse burrat e tyre ishin nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë duke kundërshtuar hapur regjimin serbo-sllav dhe kur regjimi serbo-sllav e disa bashkëpunëtorë të tyre menduan se tani kjo shtëpi do të shuhet, sepse kishte mbetur vetëm me gra dhe fëmijë,këto gra na rriten,shkolluan, edukuan dhe na frymëzuan në rrugën adhëtare për të luftuar dhe larguar njëher e përgjithëmon regjimin gjakatar nga toka Dardane.

Gjithashtu, autoreja Iliriane Baraliu Lladrovci lexoi disa poezi që u përshëndetën me duartrokitje nga pjesmarrësit.

Pas fjalës se Autorës u zhvillua një debat i çmuar në lidhje me librin e poezive “Këngët e Shekullit Kallkan” të autorës Ilirjana Baraliu Lladrovci, në këtë debat u përfshinë me komente,pytje dhe diskutime, Prof.Dr. Aziz Pollozhanit, Prof.Dr. Muhamet Shatrit, Xhevrije Kurteshi Nimani, Xhevat Isufi, Ibrahim Xhemali, Ismail Rugova, Isuf Topilla, Shaip Morina, dhe të tjerë.

Tubimi u mbyllë me koktjenë të organizuar nga organizatori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermerët në shtete të ndryshme të Evropës po ngrihen në…