Përforcohet KB Vëllaznimi

30 janar 2024 | 22:31

Craig Osaikhwuwuomwam është përforcimi më i ri i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar zyrtarizoi sonte transferimin e qendrës holandeze.

33-vjeçari te “Kuqezinjtë” vije pas përvojës në Holandë, Republikën e Çekisë dhe Estoni.

Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi (pa ndërhyrje):

MIRËSEVJEN CRAIG OSAIKHWUWUOMWAM

KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të forcuar ekipin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive, andaj kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtarin më të ri, qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam.

Craig është qendër e njohur 33 vjeçare dhe i gjatë 211cm.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev.

Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive.

Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e organizimit të Edicionit X  të manifestimit letrar…