Paralajmëron politikani austriak: ‘Evropa të marr masa urgjente, lufta shpërthen brenda 4 javësh’ (video)

31 janar 2024 | 13:42

Politikani austriak, Gunther Fehlinger, në një intervistë për “Euronews Albania” ka thënë se Evropa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do të nisin konfliktet.

Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Evropian.

“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që pop i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës. Është periudhë shumë e rrezikshme dhe do jetë më e rrezikshme nëse faktori ndërkombëtar dhe NATO mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë deciziv. Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serbë që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiqi druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mund të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”, ka thënë politikani austriak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dënimit me…