Ambasadori Hill pyetet nëse po ia mban anën Serbisë, Arifi: Janë akuza nga LV-ja që udhëhiqet nga Kurti (video)

31 janar 2024 | 14:14

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka qëndruar për vizitë në Preshevë.

Pas takimit me kryetarin e kësaj komune, ai ka mbajtur një konferencë për medie.

Gjatë kësaj konference, ai është pyetur nga gazetarët nëse po e mban anën e Serbisë në raport me Kosovën.

“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë?”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.

Mirëpo, kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak të parit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ka thënë se këto akuza janë bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot (e…