![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/Mirsad-Jonuz.jpg)
Lira ndahet me trajnerin Mirsad Jonuz
31 janar 2024
| 15:20
Skuadra e Lirisë e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mirsad Jonuz.
Kjo ndarje erdhi vetëm pak muaj pasi skuadra prizrenase e emëroi atë në krye të shtabit teknik.
“Po. Liria e ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, kryetari Valon Osmani.
Liria ka njoftuar tutje se shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.