Akuzat se ia mban anën Serbisë, Hilli: Jam në Beograd për t’i ndjekur interesat e ShBA-së
31 janar 2024
| 15:47
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, Chirsopher Hill, nga Presheva iu ka dhënë përgjigje edhe të gjithë atyre që e akuzojnë se ia mbanë anën Beogradit.
Hilli ka thënë se ai ndodhet si ambasador në kryeqytetin serb për të ndjekur dhe përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se interes i Uashingtonit zyrtar është që të ketë raporte dukshëm më të normalizuara në mes të Kosovës dhe Serbisë në linjë me atë që është duke e bërë emisari Miroslav Lajçak.
“Unë jam këtu për t’i ndjek interesat e ShBA-së. Dhe interesi i vendit tim dhe interesi i shtetit tim është që të ketë një normalizim shumë më të dukshëm të raporteve, në linjë me atë se çfarë është duke bërë z. Lajçak”, ka thënë Hilli.