Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë

31 janar 2024 | 16:09

U hodh paraditen e kësaj të mërkure shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Tetë skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë u njohën me kundërshtarët që do të kenë përballë, në synimin për të arritur te Kupa e Shqipërisë.

Dyshet e formuara nga shorti janë:

Erzeni – Vllaznia
Teuta – Tirana
Laçi – Egnatia
Kukësi – Partizani

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparin Krasniqi shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër…