![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/haradinaj-1.png)
Haradinaj reagon pas dënimit të Lekajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit me tri vjet e tetë muaj burgim të ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e 53-milionëshit.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se është i befasuar nga ky vendim, por beson fuqishëm se Gjykata e Apelit do ta lirojë Lekajn nga çdo aktakuzë.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit, e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.