Enver Idrizi zgjidhet drejtor i reprezentacionit në karate

01 shkurt 2024 | 10:27

Enver Idrizi është zgjedhur drejtor i Reprezentacionit të Kosovës në karate.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Karatesë e Kosovës në një postim në Facebook.

“Me datën 30.01.2024, Bordi Ekzekutiv i FKK-së mbajti mbledhjen e parë konstituive pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa vendime për të cilat Klubet e FKK-së janë njoftuar sot!” thuhet në njoftimin e kësaj federate.

“Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë me propozim të kryetarit z. Besart Baruti me të gjitha votat PRO, u emërua DREJTOR I REPREZENTACIONIT TË KOSOVËS NË KARATE”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj…