Ministria e Bujqësisë do ta rrëzojë sot pompën e derivateve përballë AKI-së

01 shkurt 2024 | 10:39

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot do të marrë një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Në një vendim të siguruar nga Gazeta10, thuhet se lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet komfor paralajmërimit që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ me datën 25.10.2023 dhe datës 11.12.2023.

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim që ka siguruar gazeta10.

Aksioni për lirimin e kësaj hapërisë publike do të nis sot nga ora 12:00.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Patroni nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata:

“Më datë 01.01.2018 &është lidhur Kontrata për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore e datës 01.01.2018, me numër të protokollit 235, për ngastrën kadastrale nr. P-71914059-02916-22, me sipërfaqe prej 25 ari të lidhur në mes të MBPZHR dhe N.T.SH. Patroni. Në bazë të nenit 2 të kësaj kontrate, kohëzgjatja e kontratës ka qenë në kohë të caktuar për pesë (5) vite dhe atë nga data 01.01.2018 deri më datë 31.12.2023. Pra, N.T.SH. Patroni nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata. Për lirimin e kësaj prone brenda afatit N.T.SH. Patroni është njoftuar tri (3) herë, dhe atë përmes shkresës së datës 10.10.2023 nr. 2057/2, shkresës së datës 13.12.2023 nr. 2057/7, dhe shkresës së datës 09.01.2024 nr.68 , mirëpo i njëjti nuk ka vepruar konform detyrimeve të tij kontraktuale dhe ligjore dhe nuk i ka marrë parasysh njoftimet-paralajmërimet e dhëna përmes këtyre shkresave. Duke qenë se N.T.SH. Patroni nuk ka vepruar sipas nenit 2, të Kontratës për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, MBPZHR më datë 09.01.2024 i ka dërguar N.T.SH. Patroni shkresën me numër nr. 68, paralajmërimi i fundit për mos përmbushje të obligimeve kontraktuale dhe paralajmërim për lirim të pronës, mirëpo N.T.SH. Patroni nuk ka vepruar sipas kësaj shkrese. Pra, MBPZHR 46 tre (3) herë radhazi kërkon prej N.T.SH. Patroni gë ta liroj pronën vullnetarisht konform nenit 2 të kontratës, mirëpo i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë. N.T.SH. Patroni nuk ka bazë ligjore për ta mbajtur këtë pronë, andaj i njëjti nga data 01.01.2024 e mbanë kundërligjshëm pronën në fjalë.

Lidhur me çështjen e lirimit të kësaj prone, N.T.SH. Patroni ka paraqitur Propozim për Masë të Sigurisë kundër MBPZHR, mirëpo Gjykata Komerciale e Kosovës-Dhomat e Shkallës së Parë me Aktvendimin KE.nr.973/23, i datës 27.12.2023 i kanë refuzuar N.T.SH. Patroni, me të cilën ka kërkuar që t’i ndalohet MBPZHR që të mos ndërmerr asnjë veprim për lirimin e pronës P-71914059-02916-22, me sipërfaqe prej 0,25 h ZK Prishtinë, sipas paralajmërimit të datës

25.10.2023 dhe datës 11.12.2023.

Procedura sipas këtij vendimi është vazhdimësi e procedurës së iniciuar sipas paralajmërimit të

datës 25.10.2023 dhe datës 11.12.2023 nga MBPZHR, e për të cilën procedurë, Gjykata

Komerciale e Kosovës-Dhomat e Shkallës së Parë me Aktvendimin KE.nr.973/23, 1 datës

27.12.2023, nuk ka konstatuar që ka shkelje ligjore pre} MBPZHR me largimin e N.T.SH. Patroni nga prona si më lartë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke u bazuar në nenin 2, paragrafi | nën

paragrafi 1.4, nenet 8, 9, 10, 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e

Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/ Nr.7/ 01 mars 2019), nenin 44 paragrafi 1 i Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (Gazeta Zyrtare e Republikës s§ Kosovës Nr.20/21 Qershor 2021), citohet: “Akti administrativ është ¢do manifestim vullneti i një organi publik, që rregullon në mënyrë të njëanshme një marrëdhënie juridike konkrete të së drejtës administrative, me qëllim prodhimin e pasojave juridike, dhe: 1.1, u drejtohet një ose disa personave individualisht të përcaktuar (në vijim: administrativ individual”, gjegjësisht “kolektiv”), apo 1.2.1 drejtohet një grupi personash, të përcaktuar apo të përcaktueshëm, në bazë të karakteristikave të përgjithshme (në vijim: “akti administrativ i përgjithshëm”), apo 1.3. përcakton statusin sipas të së drejtës administrative të një

objekti (sendi) apo të përdorimit të ty nga publiku (në vijim: “akti administrativ in rem’), si dhe duke u bazuar në nenin 2, të Kontratës për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2024 mund të jetë i fundit për Luis Hamilton…