UEFA shkruan për debutimin e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”

10 shtator 2018 | 12:08

Ndeshja e parë zyrtare e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet sonte në orën 20:45, kundër Ishujve Faroe.

Për këtë ndeshje historike, faqja zyrtare e UEFA-s e ka publikuar një artikull, ku shkruan se komuniteti i futbollit në Kosovë është krenar me ndeshjen që do të zhvillohet për herë të parë në shtëpi, stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stadiumi u licencua zyrtarisht nga UEFA më 30 gusht të këtij viti. Rinovimi i tij u mundësua nga një fondacion i UEFA-s, dhe tani në një artikull të publikuar nga po ky institucion, ata shkruajnë se ëndrra e Kosovës është bërë realitet, transmeton “Gazeta Express”.

“Një ëndërr bëhet realitet për komunitetin e futbollit të Kosovës të hënën, kur Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtina, i ndërtuar me ndihmën e programit ‘HatTrick’ të UEFA-s”, shkruhet në faqen zyrtare të tyre.

Kosova do të përballet me Ishujt Faroi në një ndeshje të vlefshme për grupin e tretë, ligën D, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të emërua nga ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit kosovar, i cili ndërroi jetë në qershor të këtij viti.

UEFA shkruan se kjo ndeshje do të jetë një moment krenarie dhe i paharrueshëm për Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilët u pranuar në UEFA, si anëtarët e 55-të, në Kongresin e Budapestit të vitit 2016. Si shtesë ndaj fondacionit HatTrick të UEFA-s, rinovimi i stadiumit, i cili më herët njihej si Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, është financuar nga qeveria e Kosovës dhe autoritetet e Komunës së Prishtinës.

Stadiumi, i cili ka kapacitet prej 12,810 ulëse, do të përdoret edhe nga klubi Prishtina për ndeshjet vendore dhe ndërkombëtare.

“Stadiumi i ri mbresëlënës është një shembull i mirë për të terguar mënyrën  se si programi HatTrick i UEFA-s i ndihmon infrastrukturës sportive për shtetet anëtare të UEFA-s. Kjo dëshmon se ky program është shumë i rëndësishëm dhe një stimulues i çmueshëm për rritjen e futbollit në Evropë”, shkruan UEFA në faqen zyrtare.

“Kombëtarja e Kosovës ka luajtur ndeshjet e kaluara zyrtare në Shqipëri. Tani, një epokë e re ka filluar në një stadium që gjithmonë është konsideruar si tempulli i futbollit në Kosovë. Në veçanti, stadiumi më herët ka qenë shtëpia e Prishtinës, e cila konkurronte në ligën më të mirë të Jugosllavisë”. “Pas konfirmimit nga UEFA javën e kaluar se stadiumi i rinovuar i plotëson të gjitha kriteret, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë vendi i përsosur për ndeshje të paharrueshme, gola fantastikë dhe këmbët e mrekullueshme të individëve briliant që do të shkelin këtu përgjatë viteve”.

Pasuesi i Fadil Vokrrit në FFK, Agim Ademi, thotë se ndeshja e parë zyrtare në këtë stadium do të jetë një moment i paharrueshëm për qytetarët e Kosovës. “Për ta përjetuar këtë ditë, ne investuam shumë dhe punuam shumë. Të gjithë jemi të emocionuar nga kjo. Që nga tani, tifozët e Kosovës do të kenë një tempull modern të futbollit, për të cilën jemi shumë krenar që e mbanë emrin e ish-presidentit legjendar”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot…