Vazhdon intervistimi i Naim Murselit, nën masa të rrepta sigurie dërgohet në Prokurori

01 shkurt 2024 | 10:50

Sot vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Prokurorinë e Shtetit.

I dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij që u ekzekutua me armë më 29 nëntor, është dërguar sot nga Burgu i Sigurisë së Lartë në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pamjet, të cilat i ka publikuar portali Nacionale, tregojnë automjetet e policisë në përcjellje teksa e dërgojnë të dyshuarin në Prokurori.

Gjashtë ditë më parë, Naim Murseli u intervistua në Prokurorinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Murseli dhe dy të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar në Prishtinë.

Murseli dyshohet për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të armëve, ndërkaq Kokalla për marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 1 shkurt 1925, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi…