Punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës të hënën hyjnë në grevë, shkak pagat

01 shkurt 2024 | 16:02

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar për një grevë të punëtorëve të shërbimit teknik në shkollat e Prishtinës.

Azemi ka njoftuar se greva do të fillojë të hënën. Sipas tij, punëtorët nuk do të kthehen në punë me pagat aktuale.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë pasi ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejë punëtorë të tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga. Vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime. Ja një mostër e njërës prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Channel Seven në Australi është në kërkim të yjeve të…