Hovenieri: ShBA-ja druhet për tensione të reja në veri për shkak të ndalimit të dinarit

01 shkurt 2024 | 16:23

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur drojë se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ku thuhet se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

Ai ka thënë se ShBA-ja e kundërshton zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur, e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Duke folur për gazetarë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier ka thënë se ShBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, mund të nxisë tensione etnike në vend.

“Ne mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme, por edhe diskutim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar që potencialisht do të eskalojë tensionet etnike”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje spektakolare të planifikuar për më datën 10…