‘Kemi hy në një proces të rrezikshëm sikur me targat’ – Matoshi për ndalimin e dinarit
01 shkurt 2024
| 21:37
Analisti Halil Matoshi e ka quajtur të rrezikshëm procesin për ndalimin e dinarit.
Matoshi në emisionin Politiko në Kanal10 tha se është proces i ngjashëm me atë të dinarëve derisa është shprehur se e gjitha kjo do të mund të rregullohej me marrëveshje e cila do të ndërmjetësohej nga ndërkombëtaret.
“Tension pas tensioni i gjithë viti na ka shku vitin e kaluar. Kemi hyrë në një process të rrezikshëm sikur me target. Nëse krejt problemet me Serbinë u dashka në mënyrë konfliktuale më i zgjidhë mosvet për gjeneratat që vijnë pas nesh. Por kjo fare mirë ka mujtë me u rregullu me një marrëveshje dypalëshe, me ndërmjetësit. Unë dinarë nuk mbaj se nuk më vyjnë kurrgjë por në kuletë njeriu mban edhe për qejf mban edhe monedha të huaja .”