Çfarë po ndodh në kufirin e Kosovës? Nuk ndalen kontrollet e KFOR-it

02 shkurt 2024 | 21:57

Trupa të shumta të KFOR kanë zhvilluar patrullime të shtuara gjatë ditës së premte përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR bën me dije se misioni i patrullimit është një procedurë standarde që toga italiane e xhenierëve ORF kreu përgjatë vijës kufitare administrative, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, dyshime ka për patrullimin e trupave, pasi në foto shfaqen disa imazhe të ushtarëve të KFOR me minakërkues, apo që filmojnë ura kyçe.

KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin standard të KFOR në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skënder Berisha 24.4.2010 Parantezë njëzetvjetorit të pajtimit të gjaqeve…