Presidenti polak tregon cilin territor dyshon se mund ta rikthejë Ukraina

03 shkurt 2024 | 14:28

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se nuk ishte i sigurt nëse Ukraina do të ishte në gjendje të rimarrë kontrollin e Krimesë së pushtuar nga Rusia, por besonte se një gjë të tillë mund ta bënte me Donetskun dhe Luhanskun.

Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 dhe argumenton se Ukraina duhet të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit.

Duda e përsëriti këtë qëndrim gjatë një interviste mbrëmjen e së premtes.

Megjithatë, kur u pyet nëse beson se Ukraina do të jetë me të vërtetë në gjendje të rimarrë Krimenë, ai tha se “është e vështirë për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk e di nëse (Ukraina) do ta rifitojë Krimenë, por besoj se ata do të rimarrin Donetskun dhe Luhanskun”.

Ai tha se gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014, tetë vjet përpara se të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë, “është një vend i veçantë edhe për arsye historike. Sepse në fakt, nëse shikojmë historikisht, ai ishte në duart e Rusisë në të shumtën e kohës”.

Ndryshe, Ukraina është zotuar të rimarrë çdo centimetër të territorit të saj, përfshirë Krimenë, në një luftë me Rusinë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit…