Vdes një person në Gjilan derisa ishte duke prerë një kafshë
04 shkurt 2024
| 08:54
Ka vdekur një person në Gjilan. Atij i është përkeqësuar gjendja derisa ishte duke e prerë një kafshë.
Në raportin e policisë bëhet me dije se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke prerë një, kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.