![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/policia-gjoba.jpg)
Më shumë se 1 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
04 shkurt 2024
| 09:42
1 mijë e 626 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Në statistikat e përgjithshme të policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë arrestuar tetë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.