Petkoviqi  e quan ‘inkurajues’ reagimin e ambasadorit amerikan

04 shkurt 2024 | 13:24

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke folur për reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se “ishte inkurajues”.

Në një intervistë për “RTS”-në, ai ka thënë se “deklarimi i Hovenier qartazi dhe drejtpërdrejti përmendi sulmet mbi institucionet serbe të Kosovës dhe për herët të parë”, duke shtuar se “është e rëndësishme që ShBA iu adresua situatës që nga fillimi i krizës”.

“Sigurisht që Amerika nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës pavarur, por në këtë rast, kur është fjala për heqjen e dinarit, i cili po krijon një fatkeqësi humanitare në Kosovë , shohim një tjetër reagim në qarqet serbe”, ka thënë Petkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se e ka të…